Këshilltaret ‘shndërrohen’ në prostituta

26/01/2015 00:00

Për një ditë lanë zyrën, veshën taka të larta, funde të shkurtëra, dekolte të hapura dhe një dozë të madhe grimi në fytyrë për ‘të punuar si prostituta’.

Dy këshilltare të pushtetit vendor në Castel Volturno në Caserta të Italisë, Anastasia Petrella dhe Stefania Volturno zgjodhën këtë mënyrë për të denoncuar fenomenet negative në qytezën e tyre si prostitucionin, drogën dhe krimet të tjera.

Por jo vetëm kaq, si ‘tutor’ i tyre ishte vendosur vetë kryetari i komunës, i cili shfaqej menjëherë sapo ndalonte një klient, por jo për t’i marrë paratë, por për ta gjobitur në emër të shtetit për nxitje të prostitucionit.

Dy këshilltaret deklarojnë se ndërmorën këtë nismë për të tërhequr vëmendjen e shtetit që të vendosë autoritetin e tij dhe të nxjerrë qytezën e tyre nga harresa institucionale ku ndodhet prej kohësh.

Top Channel