Dalina, nëpunësja “rebele” e administratës

26/01/2015 00:00

Flokët e kuqe, baluket e “çuditshme” dhe buzëkuqi vishnjë e bëjnë Dalina Dakon ndryshe nga 27-vjeçaret e tjera. Shoqëria  e përkufizon si vajzën e qeshur energjike, e cila vishet në mënyrë të pazakonte.

Që kur ishte nxënëse në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet, Dalina dallonte nga bashkëmoshataret, jo vetëm në stilin e veshjes, por mbi të gjitha për natyrën rebele. Edhe pse vitet kanë kaluar, ajo nuk ka ndryshuar.

Njësoj si dikur, edhe sot vazhdon të eksperimentojë me ngjyrat e aksesorët. Është e vështirë ta mendosh jetën e Dalinës pa kombinime, e megjithatë, vajza punon në Ministrinë e Arsimit, ku për hir të punës mban një veshje më formale.

Çdo ditë ajo bëhet gati për në punë, pa harruar të marrë me vete kufjet blu, që janë bërë pjesë e pandashme e ditës. Biçikleta është një tjetër “mikeshë”, që e shoqëron.

Për shumë njerëz, pamja e saj është e pazakontë, sikurse nuk mungojnë rastet kur habia e tyre shprehet me mimika, por Dalina as që e vret mendjen, sepse ky është stili i saj. Mendon se në çdo gjë që bën shpreh veten dhe ndihet mirë.

Snobizëm? Jo, thjesht identiteti i një vajze me shpirt artisteje.

Top Channel