Pelerina që bën ushtarët e padukshëm

26/01/2015 00:00

Në kryeqytetin e shtetit të Nevadës, Las Vegas, po zhvillohet panairi më i rëndësishëm i armëve të zjarrit, i konsideruar si më i madhi në botë.

Të ekspozuara nga mbi 1.600 kompani janë armë automatike, pushkë, por edhe syze që përdoren nga ushtarët, jelekë anti-plumbë, çanta taktike, etj.

Nuk mungojnë edhe mjetet mjekësore që përdoren në zonat e luftës apo thikat, si dhe gazi lotësjellës apo spraji me piper.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është pelerina e padukshme, e cila, nëse mbulohesh me të, bëhesh me të vërtetë i padukshëm.

Testet e para të saj kanë rezultuar pozitivë dhe së shpejti do të dalë në shitje. Pritet që ushtarët amerikanë të jenë në vijën e parë të përdorimit të saj në misionet speciale.

Top Channel