PDK dënon deklaratat e Jabllanoviç

26/01/2015 00:00

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar deklaratat e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç.

Përmes një njoftimi për shtyp, partia e Hashim Thaçit vlerëson se deklaratat e papërgjegjshme të çdo ministri që nxisin tensione ndëretnike janë të papranueshme për realitetin e ri politik.

PDK po ashtu kërkon nga partitë politike parlamentare që të reflektojnë për përgjegjësinë publike ndaj qytetarëve dhe institucioneve, dhe të distancohen nga keqpërdorimi i pakënaqësive reale të qytetarëve me qëllim të përfitimeve politike.

Sipas komunikatës, PDK respekton të drejtën ligjore, kushtetuese dhe demokratike të qytetarëve për të protestuar, por për të janë të papranueshme thirrjet kërcënuese dhe ultimatumet ndaj institucioneve legjitime.

Top Channel