Vendosën bast kundër “të mëdhenjve”, fitojnë 16 mijë stërlina

26/01/2015 00:00

Eliminimet e bujshme të 4 prej ekipeve të cilësuara “të mëdha” të futbollit anglez nga Kupa e Federatës angleze të Futbollit (FA), përveç se kanë shkaktuar hidhërim mes tifozëve të ekipeve në fjalë, kanë bërë tepër të lumtur dy të rinj të tjerë: Jordan Hipperson dhe Rosie Leigh.

Të dy ata kishin vendosur respektivisht nga 1 dhe 2 stërlina kundër skuadrave të Premier League, në një biletë të vendosur me sistem prej 5 ndeshjesh, duke rezultuar në fund fitues të 16 mijë stërlinave.

Një bastvënie që shumë pak veta mund të kenë guximin ta bëjnë, duke ditur se eliminimi i Chelseat kishte një koeficent 25 dhe ai i Cityt një koeficent 10. Një kurajo për t’u pasur zili, edhe pse është një “teatër” që pak kujt i pëlqen, nëse mendohet “Për të mirën e lojës” (For the good of the game), që është edhe slogani i FIFA-s…

Top Channel