Peshkopja e parë femër

27/01/2015 00:00

Kisha Anglikane thyen traditën e saj dhe zgjedh në krye një peshkope femër. 48-vjeçarja Libby Lane, u  emëruar si peshkope në një ceremoni ku merrnin pjesë më shumë se 1 mijë njerëz në York, në veri të Anglisë.

Ky emërim u mirëprit nga shumica e të pranishmëve, megjithatë kontestimet nuk munguan.

Ceremonia u ndërpre kur dikush u ngrit nga salla dhe kundërshtoi: Kjo nuk është e lejuar, tha ai. Megjithatë, incidenti u anashkalua dhe Lane mori fjalën :

“Ky është një moment shumë emocionues për mua, është diçka e shënuar. Njerëzit më kanë mbëshetur jo vetëm mua personalisht, por kanë treguar mbështetje edhe për këtë moment historik të kishës”, është shprehur peshkopja e parë femër.

Në profilin e saj, Liby Lane, përshkruhet si nëna e dy fëmijëve, tifoze e skuadrës së Manchester United , ku pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalon duke luajtur në saksofon.

Sipas teologëve, jo konservatorë, akti i emërimit të një peshkopeje femër, mund të shihet si kapitullimi i mendësisë së vjetër të kishës në botën laike, i cili i hap rrugë diskutimeve të fuqishme  të shekullit për pozicionin e ri të gruas.

Top Channel