Stuhija me dëborë paralizon Shtetet e Bashkuara

27/01/2015 00:00

Nga Bostoni, në New York City e Filadelfia, rruget në mbarë verilindjen e
Shteteve të Bashkuara janë bllokuar nga dëbora pas stuhisë së fuqishme
që solli probleme të mëdha të trafikut e ngërçe të transportit publik.

Milione vete jane prekur prej motit ekstrem. Reshjet e dendura pritet te hedhin gati 90 centimetra bore ne zonat verilindore ku numerohen plot 35 milione banore.

Bostoni u zbardh krejtesisht te henen; New York u perball me debore te dendur dhe erera te forta e mengjesin e sotem, stuhia u perplas edhe mbi Neë England me te gjithe fuqine e saj. Sherbimi Metereologjik Kombetar leshoi paralajmerime per erera qe mberrijne shpejtesine 121 km ne ore.

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio u shpreh nje dite me pare se kjo, me te gjithe gjasat, ka per te qene nje prej stuhive me te medha te ketij lloji ne historine e qytetit te New York-ut. Sistemi i tij i transportit u mbyll ne 11.00 me oren lokale. nuk eshte se duam t`i dramatizojme gjerat, por situata eshte mjaft e rrezikshme ndaj me mire te marrim masa parandaluese, sqaroi banoret Guvernatori i Shtetit te New York-ut , Andrew Cuomo.

Ne zonat me te prekura prej stuhise eshte shpallur gjendja e emergjences ndersa njerezit kane vershuar neper supermarkete te blejne uje dhe ushqime. Meqenese nuk do te dalim nga shtepia per nja dy dite, me mire te kemi ca rezerva, tha nje prej tyre, Rosa Ramirez per AFP-ne.

Shkollat, zyrtat qeveritare dhe bizneset jane mbyllur ne New York-ut dhe Broadway-i i famshem ka anuluar shfaqjet. Edhe ndeshjet e NBA-t jane shtyre gjithashtu. mbi 7.000 fluturime ne zonat lindore te Amerikes u anuluan dje dhe sot, e mjaft te tjera pritet te kene vonesa te medha.

Top Channel