Paketa anti-korrupsion, mblidhen krerët e institucioneve

27/01/2015 00:00

Një takim mbi paketën anti-korrupsion është mbajtur paraditen e së martës në Tiranë, ku të pranishëm kanë qenë krerë të institucioneve të ndryshme dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

Në fjalën e tij ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të tregojnë vullnet në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa ka bërë të ditur se shumë zyrtarë të lartë janë nën hetim.

Ndërsa ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka nënvizuar se korrupsioni është një problem i cili nuk mund të injorohet, ndërsa ka premtuar se BE do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë në luftën ndaj këtij fenomeni.

Top Channel