Berat, rrëshqitje dheu nga reshjet, dëmtohen rrugët

27/01/2015 00:00

Reshjet me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Berat-Skrapar.

Rrëshqitja e masivëve të gurëve dhe dherave kanë dëmtuar shtratin e rrugës në aksin Bogovë-Skrapar, duke bllokuar njërin krah të saj.

Në disa vende të këtij aksi problemet janë tepër serioze pasi ka rënie të shpeshta dherash e gurësh nga shpati malit.

Bllokime si pasojë e rrëzimit të masivëve shkëmborë ka pasur në zonën e Qafës së Bogovës dhe në zonën e fshatit Jaupas, ndërkohë që ka pasur dhe shkarje të vetë rrugës në disa segmente.

Edhe pse kjo situatë përsëritet çdo vit në këtë aks rrugor, ku masivë me gurë bien nga faqja shkëmbore, asnjë masë nuk është marrë për të evituar rreziqet.

Top Channel