Meta uron Tsipras: Marrëdheniet e ngushta, të rëndësishme

27/01/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Aleksis Tsipras për fitoren në zgjedhje dhe marrjen e detyrës së drejtimit të qeverisë.

Në mesazhin e tij Meta është shprehur se, vlerëson maksimalisht marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe vëmendjen e Athinës ndaj komunitetit shqiptar.

Sa i takon situatës së përgjithshme, kryetari i Kuvendit ka nënvizuar se, forcimi i ekonomisë greke është i rëndësishëm edhe për Shqipërinë.

Top Channel