Rama viziton repartin e neurologjisë: Model i prekshëm i investimeve

27/01/2015 00:00

Pacientët me probleme të shkaktuara nga sëmundje neurologjike do të marrin shërbim tanimë në ambinetet e reja dhe të pajisura me aparatura bashkëkohore.Ish-godina e Shërbimit të Neurologjisë është transformuar plotësisht çka pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.

“Vitet e fundit kishte ardhur një moment që spitali kishte arritur në një vend shumë të ulët shërbimi, përsa i përket strukturës. Prej 4 vitesh nisi puna për projektin e spitalit, i cili qe një rikonstruksion total të gjithë ndërtesës”, thotë Jera Kruja, shefe e Shërbimit të Neurologjisë.

Sherbimi i Neurologjise ka tanime ne ambiente te ndara dhe ne kushte bashkekohore Njesine Konsultative Ambulatore, Kabinetin e Radiologjise, Njësinë e Fizioterapise, Shërbimin e Telemedicines, si dhe pavionet e hospitalizimit ne kushte bashkëkohore.

“Eshtë një spital që ofron kushte dhe standarde bashkëkohore, jo vetëm nga struktura, por edhe për nga modeli i administrimit dhe vizioni që ne kemi implementuar në këtë spital dhe për mënyrën sesi ne duam të menaxhojmë pacientët”, tha drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Rama ka ndjekur nje konsulte live te bere nga Tirana nepermjet telemedicines per nje pacient te shtruar ne spitalin e Vlores.
 
Kryeministri i Rama premtoi se ky ndryshimn do te vijoje ne te gjithe sherbimet e QSUT.

“Si çdo gjë që kërkon kohë, kjo do të kërkojë kohën e vet, por koha që do të kërkojë do të jetë shumë më e shkurtër se koha e humbur në të gjithë këto vite degradimi, rrënimi dhe bastardimi të shërbimit spitalor dhe braktisjeje të mjekëve, të infermierëve dhe të gjithë trupës që ka punuar me heroizëm në gjithë këto vite, në mungesë të plotë të një organizimi dhe të një administrimi, ashtu sic duhet”, tha Kryeministri.

Kryeministri Rama theksoi se me kete ndryshim ne Sherbimin e neurologjise  mund te shohim fazen solide te asaj qe do te jete  reforma me e rendesihme strukturore  qe do te garantoje autonomine spitalore qe sipas kryeministrit ka te beje me kalimin e administrimit te spitaleve nga duart e Ministrise dhe Qeverise ne ato te vete mjekëve, me vendimmarrjet e tyre te pavaruara .

Top Channel