Mat, kryekomunari bleu 160 bojë printeri e në komunë s’ka printer

27/01/2015 00:00

Shtatë zyrtarë të komunës Lis në Mat, përfshi edhe kryetarin e komunës
akuzohen për fallsifikim të dokumentave me pasojë një dëm ekonomik prej
10 milionë lekë.

Prokuroria e Matit njofton hetimi ka zbuluar se jane kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer.  

Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara. Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera.  

I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë pra, rreth 1.6 milionë lekë më lirë se sa vlera reale. Nen akuze prokuroria ka vene shtetasin Agim Selita kryetar komune dhe 6 zyrtare te kesaj komune.

Top Channel