Australian Open, Berdych e Murray në gjysmëfinale, bie Nadal

27/01/2015 00:00

Tomas Berdych dhe Andy Murray janë dy gjysmëfinalistët e parë të Australian Open.

Në çerekfinale, çeku Berdych ka mundur pastër në tre sete spanjollin Rafael Nadal (6-2, 6-0 dhe 7-6), ndërkohë që britaniku Murray fitoi ndaj australianit Nick Kyrgios po në tre sete (6-3, 7-6 dhe 6-3).

Ndërsa për femra, rusja Maria Sharapova ka mundur kanadezen Eugenie Bouchard (6-3 dhe 6-2) e tashmë në gjysmëfinale do të ndeshet me patrioten Ekaterina Makarova, e cila eliminoi rumunen Simona Halep (6-4 dhe 6-0).

Top Channel