Si e zbuluan gjermanët punishten e kokainës

27/01/2015 00:00

Hetimet për trafikun e kokainës në Shqipëri kanë nisur në marsin e
2014-ës. Inspektorati Qendror për Krimet në Gëtingen nën drejtimin e
Prokurorisë së Hanoverit, gjatë një deklarate për mediat shpjegoi se, në
fillim të vitit të shkuar po kryente hetime për një një rrjet
ndërkombëtar trafiku lëndësh narkotike, i cili dyshohej që trafikonte
sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë.

Prokuroria e Hanoverit kishte si te dyshuar kryesor ne kete trafik nje shtetasi shqiptar 46-vjeçar, i cili banonte përkohësisht në Hameln, si edhe një 47-vjeçareje nga Bodenëerder, e dyshuar si bashkëpunëtore e tij. Pavaresisht se emrat nuk permnden ne deklarat e prokurorise gjermane, ata i perkojne te arrestuarit Ilir Hyseni dhe te dashures se tij.

Pas gjashte muajsh hetime, prokuroria e Hanoverit shtoi dyshimet e saj se, baza e kokaines ndodhej ne Shqiperi, kjo nisur edhe nga pergjimet dhe survejimet ndaj shqiptareve. Gjermanet dërguan një kërkesë për mbështetje, duke u përcjellë edhe informacionet e nevojshme autoriteteve shqiptare. Hetimet në Shqipëri çuan në zbulimin e një laboratori të madh kokaine në një kompleks ndërtesash të veçuara dhe të ruajtura me masa shumë të larta sigurie në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Në datën 14.01.2015 njësitë speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar kryen kontrolle në këtë objekt. Gjatë kontrolleve të kryera u arrit të sekuestroheshin në një automjet rreth 20 kg kokainë e pastër. Më tej, autoritetet shqiptare sekuestruan edhe disa armë, midis të cilave një armë automatike, para’ në monedha të ndryshme me një vlerë totale prej mbi 400.000 eurosh si edhe disa automjete dhe sasi të mëdha kimikatesh.

Nga hetimet paraprake dyshohet që kokaina është përzier në Amerikën e Jugut me substanca të parrezikshme dhe pas mbërritjes përftohej sërish në Shqipëri. Dyshohet që laboratori i kokainës ka funksionuar prej disa muajsh. Ende vazhdojnë hetimet për të zbuluar se sa drogë mund të jetë prodhuar gjithsej në laborator. Ne deklaraten e saj prokuroria e Hanoverit, permend faktin qe u arrestuan dy kolumbianet, i dyshuari kryesor me banim ne Hameln, si edhe nipi i ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha.

Top Channel