PD, amendamente për taksat dhe energjinë

27/01/2015 00:00

Partia Demokratike ka dorezuar ne kuvend disa amendamente qe synojne
uljen e taksave si ai e qarkullimit qe ka ndikuar ne rritjen e çmimit te
naftes por edhe uljen e çmimit te energjise elektrike, sipas premtimit
qe sipas saj ka bere kryeministri Rama gjate fushates se tij
elektorale.

Protesta e djeshme ishte refuzim ndaj rritjes së cmimeve e ritjes së taksave që ka sjellë mbylljen e vendeve të punës, rënien e konsumit, rritjen e papunësisë dhe varfërisë dhe futjen e vendit në spiralen e krizës ekonomike.Për këtë arsye, Partia Demokratike paraqet sot në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar; Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin  e mëparshëm; dhe dy, uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës.I bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare të shqyrtojnë pa vonesë dhe të aprovojnë propozimet tona.I ftojmë të nisin nga puna për një pakete masash për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza ku e ka futur vendin rritja e taksave, paligjshmëria dhe arroganca e qeverisë Rama-Meta.Në të kundërt, Partia Demokratike do të përshkallëzojë protestat masive popullore kundër taksave e cmimeve të larta, kundër varfërisë, papunësisë dhe krizës ekonomike, kundër padrejtësisë dhe paligjshmërisë së qeverisë, deri në largimin e saj”, tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Top Channel