Vajza që ka shkruar libër duke përdorur vetëm këmbën e majtë

27/01/2015 00:00

Një 21-vjeçare me paralizë cerebrale, e cila mund të lëvizë vetëm këmbën e majtë, ka shkruar një roman me 60 000 fjalë duke përdorur gishtat e këmbës.

Kinezja Hu Huiyuan ka mësuar vetë të lexojë dhe të shkruajë duke u ndihmuar nga titrat në televizion.

Prindërit e saj krenarë thonë: “Kur lindi, doktorët na thanë që nuk do të jetonte më shumë se disa ditë, por ajo ia doli. Ata nuk e dinin fillimisht se çfarë nuk shkonte me të, por 10 muaj më vonë na thanë që kishte paralizë cerebrale. Mund të lëvizte vetëm kokën dhe këmbën e majtë. Përgjatë viteve mësoi të bënte shumë gjëra duke përdorur vetëm këmbën.”

“E lidhim në karrike në mënyrë që kur të punojë me librin të ketë qëndrueshmëri, përndryshe rrëzohet”, thotë nëna e shkrimtares.

Top Channel