Planeti me unazat supergjigante

27/01/2015 00:00

Astronomët thonë se kanë zbuluar një planet jashtë galaksisë tonë me unaza të ngjashme si ajo e Saturnit, por shumë herë më të mëdha se ajo.

Kjo është hera e parë që zbulohet një strukturë e tillë jashtë sistemit tonë diellor dhe astronomët thonë se e gjithë ajo përbëhet nga më shumë se 30 nënunaza, secila me një diametër prej miliona kilometrash.

Në këtë përfundim ka mbërritur një grup i përbashkët amerikanë dhe gjermanë që do të publikohet në revistën “Astrophysical”.

Studiuesit presin momentin kur një planet kalon përpara yllit të tij për ta vëzhguar atë më mirë dhe qartë. Planeti në fjalë i vendosur në yllin J1407 eklipsoi diellin e tij për 56 ditë. Këtu studiesit ranë në gjurmët e unazave të stërmëdha të tij.

Ata thonë se të dhënat sugjerojnë se një pjesë e këtyre materialeve, kryesisht pluhur, gurë dhe shkëmbinj që vërtiten rreth këtij planeti kanë nisur të formojnë një satelit natyror.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel