Shuhet vokalisti i “Djemve të Detit”, Gent Demaliaj

27/01/2015 00:00

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Gent Demaliaj.

Vokalisti i grupit të famshëm të viteve 90-të, “Djemtë e Detit”, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dhe nuk arriti të fitonte betejen me vdekjen.

Demaliaj në vitin 1989 krijoi ne qyetin e tij të lindjes, Lezhë, bashkë me shokët e tij grupin e rrokut qe do te futej ne historine e muzikes shqiptare. Grupi ka qenë pjesemarres ne shume festivale  brenda dhe jashtë vendit. “Baladë për Jakup Ferrin”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë disa prej këngëve të grupit “Djemtë e Detit”.

Demaliaj është cilësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rrokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur ne cdo interpretim.  Në vitin 2012 në turneun veror “Summer Fest”  në qytetin e tij të lindjes Lezhë ai ka interpretuar disa prej hiteve me të sukseshme. Ai ishte i martuar dhe ka një vajzë.

Homazhet për nder të Demaliajt do të mbahen të mërkurën në mesditë në ambientet e Televizionit Shqiptar.

Top Channel