Masazhi është një nga mënyrat më të mira për të larguar stresin dhe në një kopsht zoologjik në Filipine mendojnë se askush nuk e bën më mirë masazhin sesa një piton gjigand.

Vizitorët e Cebu City Zoo mund të provojnë masazhin e katër gjarpërinjve të mëdhenj të cilët vendosen në trupin e atyre që bëjnë një donacion për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik.

Menaxheri Giovanni Romarate tha: “Në fillim kanë frikë, por pasi e provojnë masazhin, largohen shumë të kënaqur.”

Top Channel