Juve, Pirlo: Pogba është fenomen, do të qëndrojë me ne

27/01/2015 00:00

“Paul Pogba është numri 1, pa dyshim një nga lojtarët më të mirë të botës dhe jam i sigurtë që nuk do të kthehet te Manchester United.”

Këto janë fjalët e Andrea Pirlos, organizatorit të Juventusit, i cili i intervistuar nga ‘Telefoot’ lavdëron shokun e tij të skuadrës.

“Manchesteri bëri gabim që e largoi. Nuk i dhanë një mundësi dhe tani e dinë sa shumë që kanë gabuar. Nuk mendoj se Pogba do të kthehet atje. Ai e di mirë që Juventusi është një nga klubet më të mira”, tha Pirlo.

“Herën e parë që luajta me të, e kuptova që kishte diçka të veçantë. Në vetëm dy vite është shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim”, shtoi futbollisti veteran i bardhezinjve.

Top Channel