MPJ dënon dhunën në Kosovë: Vendosni dialog

27/01/2015 00:00

Mbi zhvillimet e fundit në Kosovë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme shqiptare. Në një deklaratë publike, MPJ dënon aktet e dhunës dhe i bën thirrje faktorit politik kosovar që të distancohet prej saj.

“MPJ u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetpërmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

MPJ fton forcat politike në Kosovë që të shfrytëzojnë institucionet dhe  dialogun me qeverinë e re, si mundësi të vetme për qetësimin e situatës dhe të përdorin të gjitha energjitë në adresimin e sfidave euro-atlantike të vendit.

Top Channel