Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi të martën të marrë në pyetje të gjithë anëtarët e 6 klubeve të Kategorisë Superiore të cilët në fundjavë u përfshinë në thashetheme dhe akuza për trukime të ndeshjeve.
Të parët ishin drejtuesit e klubit vlonjat ata që edhe pse fituan ndaj Teutës akuzuan durrsakët për një trukim të rezultatit. Madje, për këtë sfidë Prokuroria e Vlorës nisi vetë hetimet, pa kallëzim nga ndonjë nga palët e përshira në këtë debat.
Nuk i kanë shpëtuar këtyre thashethemeve edhe ndeshjet Laçi-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi, drejtuesit e të cilëve kanë mohuar kategorikisht se në sfidat e tyre mund të kenë ndodhur trukime.
Komisioni i Etikës në FSHF, nëpërmjet një deklarate për shtyp, thekson se pas marrjes së këtyre dëshmive do të mblidhet përsëri në fillimin e javës së ardhshme.
Top Channel