Pamela Anderson: Kurrë nuk jam ndjerë e bukur mjaftueshëm

27/01/2015 00:00

U bë e famshme kur u shfaq në kopertinën e revistës ‘Playboy’ rreth 25 vite më parë dhe pavarësisht se mban rekordin për më shumë dalje në kopertinën e këtij publikimi dhe ka mbi supe një karrierë të suksesshme që përfshin aktrimin, Pamela Anderson nuk mendon se është e bukur mjaftueshëm për të qenë modele.

47-vjeçarja tha për revistën ‘Parade’: “Kurrë nuk jam ndjerë e bukur mjaftueshëm për të qenë modele.”

Gjithsesi, ish-aktorja e serialit ‘Baywatch’ mendon se është e bukur brenda.

“Mamaja ime gjithmonë më thonte që bukuria e vërtetë është ajo shpirtërore. E di që është klishe, por e besoj”, tha Anderson.

Top Channel