Çlirimi i Aushvicit, përkujtohen viktimat e kampit famëkeq nazist

27/01/2015 00:00

Në 70-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit, e gjithë bota kujtoi miliona viktimat e Holokaustit. Hebrenj e romë ishin në mesin e atyre që vdiqën gjatë genocidit nazist. Presidenti gjerman, Joachim Gauck, u bëri thirrje të gjithë bashkëkombasve, që mos ta harrojnë asnjëherë Holokaustin.

“Nuk ka identitet gjerman pa Aushvicin. Kujtimi i Holokaustit mbetet diçka për të gjithë qytetarët që jetojnë në Gjermani. Ajo i përket historisë së vendit tonë. Holokausti ka ndodhur edhe në vende të tjera, të tilla si Treblinka, Dakau dhe Sobibor, emrat e të cilëve përfaqësojnë horror, vuajtje dhe vdekje për miliona viktima”, tha presidenti Gauck.

Duke e cilësuar Aushvicin si një periudhë të rëndësishme, vërejtjet e Presidentit erdhën pas një sondazhi të fundit në vend, ku 81 për qind e qytetarëve gjermanë kërkojnë ta harrojnë dhe ta “lënë pas” historinë e Holokaustit.

Aty, së bashku me tre ish-të burgosur të Aushvicit, ata përfaqësuan 300 të mbijetuarit e mbetur, të cilët së bashku kujtuan 1.1 milionë njerëz, të cilët u bënë pre e masakrave në genocidin nazist të drejtuar nga Adolf Hitleri.

Ky përvjetor i çlirimit të Aushvicit shërbeu edhe si një thirrje kundër racizmit në botë. Në ceremoninë e kushtuar kampit famëkeq, përfaqësuesit më të lartë gjermanë bënë thirrje të fuqishme kundër ksenofobisë dhe pro demokracisë.

Në mbarë botën u zhvilluan aktivitete kushtuar këtij përvjetori. Ndërsa David Cameron bëri të ditur se në Britaninë e Madhe do të projektohet një memorial kombëtar dhe qendra, të cilat do të mësojnë brezat e ardhshëm për periudhën e Holokaustit.

Top Channel