SHBA, Sekretari i Thesarit: Të gatshëm për më shumë sanksione Rusisë

28/01/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje gjatë së mërkurës, e cila bën të mundur dhënien e 2 miliardë dollarëve garanci për hua, për të ndihmuar Ukrainën e gjunjëzuar nga kriza në lindje, në lidhje me “shpenzimet sociale afatshkurtra” gjatë vitit 2015.

Gjithashtu u deklarua se SHBA-të janë të gatshme të përshkallëzojnë sanksionet kundër Rusisë, nëse do të jetë e nevojshme.

Pasi nënshkroi marrëveshjen e huadhënies me ministren ukrainase të Financave, Natalia Yaresko, Sekretari amerikan i Thesarit iu referua mbështetjes ruse për separatistët në Ukrainë, si shkaku që ka detyruar Shtetet e Bashkuara por dhe Bashkimin Europian të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Duke thënë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë “agresionin rus”, Lew tha se “ne do të mbetemi të gatshëm për të vendosur më shumë sanksione, nëse do të jetë e nevojshme. Nëse mbërrijmë në këtë përfundim, kjo do të përcaktohet pasi të vijojmë punën me aleatët tanë, për të rritur presionin ndaj Rusisë”.

Top Channel