Sarandë, dëmtohet shëtitorja e qytetit

28/01/2015 00:00

Shëtitorja e Sarandës është duke përballur një sulm të pazakontë dëmtues
gjatë natës. Që prej fillimit të vitit kur fenomeni u vu re dëmtimet
kanë qenë pothuaj të përnatshme.

Dëmtuesit janë duke vjedhur koshat e mbëturinave në shëtitore, duke gjymtuar parmakët e hekurit dhe lojërat në parkun e fëmijëve.

Kreu i sektorit të Shërbimeve në Bashkinë e Sarandës, Pëllumb Halimi thotë se situata është fare e pazakontë dhe se Saranda nuk është përballur me dicka të tillë as gjatë verës, kur në qytet jetonin pesë herë më shumë banorë.

Dëmtimet më të mëdha vërehen sipas vlerësimit në shëtitoren e re të qytetit, atë pranë plazhit të ri si dhe tek Zadra e Notit e përfunduar vitin e kaluar. Bashkia e ka denoncuar rastin në polici dhe shpreson në gjetjen e autorëve para se situata të përsëritet.

Pritet që brenda janarit të gjithë elementët e grabitur të zëvendësohen përmes një fondi të veçantë. Edhe më parë Saranda është përballur me sulme të ngjashme. Vitin e kaluar shumë pemë të sapombjella u thyen në rrugët mbi qendrën e qytetit.

Top Channel