Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Holandë, arrestohet një tjetër person

28/01/2015 00:00

Policia holandeze ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar si
autor i vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë nga Elbasani Florenc dhe
Glevis Tolës, disa ditë më parë.

Sipas mediave holandeze, bëhet fjalë për një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili është arrestuar në Slloveni një javë më parë për llogari të policisë holandeze dhe kjo e fundit ka kërkuar ekstradimin e tij si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Tola.

Trupat e Florenc dhe Glevis Tolës, 25 dhe 29 vjeç përcillen këtë të mërkurë në banesën e fundit, në Elbasan.

Top Channel