Kimi Raikkonen bëhet baba, e fejuara lind djalë

28/01/2015 00:00

Piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen, është bërë baba. Lajmin e ka dhënë e fejuara e tij, Minttu Virtanen, përmes blogut të saj.

“Foshnja e seksit mashkull u lind në Zvicër, peshon 3,7 kg dhe i gjatë 51 cm. Jemi krenarë dhe të lumtur”, shkroi partnerja e Kimit.

Një lajm i mirë ky për pilotin “e akullt”, i cili mezi pret të nisë sezonin e ri të Formula 1 me “kokëkuqen”. Në fakt, të premten do të prezantohet edhe Ferrari i ri, “SF15-T”.

Top Channel