Januzaj drejt huazimit te Fiorentina? United kërkon Cuadradon

28/01/2015 00:00

Talenti belg me origjinë kosovare, Adnan Januzaj, mund të përfundojë të luajë në Serie A.

Nga zërat e merkatos së janarit, mësohet se ish-pretendenti për një fanelë të kombëtares shqiptare mund të përfshihet në tratativën mes Manchester United dhe Fiorentinës, pikërisht për kolumbianin Juan Guillermo Cuadrado, por për momentin klubi italian është duke u rezistuar ofertave.

Në fakt, mbështetja më e madhe për klubin “viola” është te klauzola për prishjen e kontratës së fantazistit, prej plot 35 mln eurosh, po aq sa kërkohen prej klubit të “djajve të kuq”. Kërkesat janë të shumta: nga Chelsea, që ka arritur akordin me lojtarin por jo me klubin; por edhe nga Atletico Madrid.

Megjithatë, së fundi është hedhur në sulm United, që ofron 29 mln euro dhe huazimin e Januzajt ndoshta deri në fund të sezonit. Edhe pse Fiorentina do të përpiqet të rezistojë deri në fund, për të siguruar “cash” thuajse të gjithë vlerën e klauzolës, lojtari kolumbian duket se do t’i thotë lamtumirë Serie A brenda javës.

Top Channel