Karta elektronike shëndeti

28/01/2015 00:00

Libreza e shëndetit që qytetari e dispononte dhe vërtetonte pagesën e
sigurimeve shëndetësore dhe për pasojë përfitonte shërbim falas tek
mjeku apo merrte barna me rimbursim, është zëvendesuar me kartën
elektronike.

“Libreza do të zëvendësohet me kartën e shëndetit. Karta e shëndetit është një inovacion që ne fusim, si një hap i ndërmjetëm derisa të arrijmë në shtrirjen e plotë të shëndetësisë elektronike. Janë pozitive për mjekët, për farmacistët, por edhe për vetë sistemin e referimit dhe për sistemin e informacionit shëndetësor”, tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.

Per pensionistet, kjo karte eshte pa afat, ndersa per te punesuarit ka afat te caktuar. Drejtori i Fondit te Kujdesit Shendetsor shpiegon perparesite e kartes, si per pacinetin ashtu dhe per sistemin shendetsor.

“Karta, pikësëpari i shërben mbajtjes në mënyrë elektronike të të dhënave, krijimit të një imazhi të ri dhe njohje të re për të gjithë problematikën e sëmundshmërisë në Shqipëri, lehtëson mjaftueshëm kohën e mjekut për t’i shërbyer funksionit të tij si mjek familje, duke i dhënë më shumë kohë për t’u marrë me pacientin”, tha Astrit Beci.

Deri me tani jane shperndare 12 mije karta elektronike. Por nderkohe per ata te cilet nuk u ka mbaruar afati i librezes nuk kane perse te nxitojne per te marre karten, pasi sipas Becit, te dyja jane te vlefshme

Top Channel