Misioni i vështirë i Komisionit të Venecias

28/01/2015 00:00

Gianni Buquicchio ka lënë Tiranën pa marrë garancinë e palëve nëse
reforma në drejtësi do të jetë konsensuale, por ka dhënë garancinë e
plotë se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ndërmjetesoje mes
forcave politike për ta mundësuar atë.

“Siç ju thashe kam folur me shume perfaqesues te partive te ndryshme politke. Fjalet qe kane mbizoteruar kane qene dialogu, konstruktiviteti dhe konsultimi sa me i gjere, madje eshte folur edhe per konsensus. Por le ta sqarojme, konsensusi me i gjere i mundshem nuk do te thote unanimitet. Kur kerkohet unimitet ne demokraci nuk arrihet kurre rezultat. Demokraci do te thote se jane bere zgjedhjet e lira dhe epersine e ka shumica. Por demokraci do te thote se duhet respetuar pakica. Duhen pranuar pozitat e divergjences, por brenda se mundshes duhet gjetur terreni i mirekuptimit. Dhe ketu del roli i nderkombetareve, vecanerisht komisionit te venecias. Ne jemi ketu qe palet politike te merren vesh, te bien ne ujdi per me te miren e vendit”, u shpreh Buquicchio.

Megjithese ky organizem te Keshillit te Europes eshte kontaktuar nga autoritetet shqiptare per te asistuar me eksperte reformen ligjore, detyra paresore e komisionit mesa duket do te jete negocimi mes paleve politike ne vend.

Kreu i tij, pergjate dy diteve ne Tirane i ka meshuar shume here perçarjes dhe konfliktualitet te larte te politikes vendase qe eshte e papranueshme ne nje demokraci qe nuk mund te quhet me as e re tha ai. Komisioni i Venecias shprehu gadishmerine per asistencen e reformes ligjore per dekriminalizimin, qe do te jete i zbatueshem per  zgjedhjet e ardhshme te përgjithshme.

Por Gianni Buquicchio beri te qarte se Komisioni i Venecias nuk ka mundesi te asistoje çdo ligj te parlamentit shqiptar, por vetem ato me karakter kushtetues ose qe kane ndjeshmeri te larte.

Top Channel