Jordania ofron këmbimin e pengut të ISIS me terroristen e burgosur

28/01/2015 00:00

Jordania ka shprehur gjatë së mërkurës vullnetin e plotë për të liruar të burgosurën “motër të kalifatit”, siç e quan ISIS, nëse militantët do lirojnë njërin prej pilotëve të saj, në një nga zhvillimet e fundit në lidhje me grupin terrorist, që ka kërcënuar të vrasë pilotin dhe jordanez dhe pengun japonez.

Jordania do të lirojë të dënuarën që dyshohej se do të hidhte veten në erë, Sajida al-Rishawi, ashtu siç ka kërkuar ISIS në videon e publikuar gjatë së martës, por me kushtin që ISIS të lirojë pilotin jordanez Moaz al-Kassasbeh, njoftoi televizioni shtetëror jordanez, duke cituar ministrin e Informacionit, Mohammed Momani.

Njoftimi vjen në një kohë kur po vjen fundi i afatit 24-orësh që kishte vendosur ISIS të martën, në një video të kërcënonte se do të vriste al-Kassasbeh dhe pengun japonez Kenji Goto, nëse nuk lirohej gruaja irakiane që është burgosur prej vitit 2005.

Ende nuk dihet nëse ISIS do ta pranojë ofertën e Jordanisë, pasi në dy videot e fundit që prej javës së kaluar, grupi terrorist dukej sikur ofronte lirimin e Gotos në këmbim të al-Rishawit. Por nuk dha asnjë shenjë për lirimin e al-Kassasbeh, ndërkohë që përmendi se do të ekzekutoheshin të dy, nëse nuk lirohej al-Rishawi.

Top Channel