BSH ul sërish normën bazë

28/01/2015 00:00

Banka e Shqipërise uli sërish normën bazë të interesit duke e çuar atë në 2 për qind, një tjetër minimum historik.

Ky vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës vjen pasi pak ditë më parë instat raportoi se në dhjetor inflacioni ra në 0.7 për qind, kuota më e ulët e dy viteve të fundit. Përmes uljes së normës Banka shpreson të frenojë rënien e ekonomisë në një spirale deflacioniste, me rënie të vazhdueshme çmimesh, çka do të dekurajonte konsumin, investimet e reja dhe rritjen ekonomike.

Kjo është hera e 10 me radhë që Banka ul normën bazë të interesit në përpjekje për të ndihmuar ekonominë e goditur nga kriza. Por për shumë ekspertë, tashmë ulja e normës është shndërruar në një përpjekje të dëshpëruar pasi efekti i saj në nxitjen e kredisë dhe konsumit konsiderohet si minimal.

 Ndërkohë që disa prej tyre thonë se zbutja e politikës monetare në këto nivele mund të rrisë rreziqet për ekonominë.  

Top Channel