Kokaina, hetimet zhvendosen edhe në Greqi

28/01/2015 00:00

Duket se edhe Greqia do të përfshihet në hetimet për zbulimin e grupit
të trafikantëve të implikuar në rrjetin e narkotrafikut të kokainës që u
zbulua në laboratorin e Xibrakes.

Burimet pohojne se nje grup hetuesisht ndodhen ne Selanik per te shkembyer informacione me palen greke jo vetem per te gjetur se cilet ishin njerezit qe shoqeruan ne kete vend dy kolumbianet e arrestuar ne Shqiperi, por edhe per te rene ne gjurmet e nje tjeter kolumbiani qe supozohet se ndodhet ne Greqi.

Behet fjale per nje shtetas kolumbian me inicialet C.M., shpjeguan burimet, per te cilin thuhet se menaxhonte dy kimistet kolumbiane te arrestuar ne laboratorin e kokaines. Megjithate keto te dhena jane jo zyrtare aq me teper qe hetimet per persona te tjere te dyshuar po kryhen ne sekret te plote.

Hetuesit kane identifikuar edhe nje tjeter kolumbian me emrin Gilbert qe mendohet se ka qene aktiv ne vendin tone. Nderkohe prokurroia e krimeve te renda vijon te jete ne pritje te pergjigjeve nga institucionet perkatese per dy kompanite fantazme te identifikuara si te perfshira ne futjen ne vendin tone te perziersve me kokaine.

Top Channel