Atentati ndaj Sulojt, bomba u aktivizua nga një telefon me kartë të blerë në tregun e zi

28/01/2015 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jozyrtare, se karta e
telefonit me të cilën është telekomanduar shpërthimi me eksploziv në
automjetin me të cilin po udhëtonte drejtori i burgut të Fushë-Krujës,
është blerë në tregun e zi.

Kjo e dhene tregon se numri i abonentit eshte i parregjistruar nga kompania, çka do te thote se eshte teper e veshtire per te identifikuar edhe perdoruesin e saj. Nderkohe grupi i hetimit thote se ka ngushtuar rrethin e te dyshuarve te cilet mund te kene porositur shperthimin e automjetit te Arben Sulojt me detyre drejtor burgu. “Ne,- thane burimet,- kemi dyshime se atentati mund te jete porositur nga nje i denuar, anetar i nje grupi kriminal qe po vuan heqjen e lirise ne kete burg te sigurise se larte.Ka shume mundesi qe ky person ka ngelur i pakenaqur nga fakti qe Suloj nuk i ka dhene leje per festat e fundvitit e ne keto kushte ai ka porositur edhe ngjarjen ne fjale”.

Por keto jane te dhena te mbledhura ne rruge operative nga Policia e Durresit, nderkohe qe keto dyshime duhet te provohen ne menyre qe ngjarja kriminale te konsiderohet e zbardhur. Aktualisht drejtori i burgut te Fushe-Krujes po kurohet jashte vendit, ndersa Drejtoria e Burgjeve ka komanduar nje tjeter drejtues ne kete burg.

Top Channel