Luftë Hezbollah-Izrael, vritet një paqeruajtës i OKB-së

28/01/2015 00:00

Dy ushtarë izraelitë dhe një paqeruajtës spanjoll i Kombeve të Bashkuara mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes militantëve të Hezbollahut dhe trupave izraelite në kufirin me Libanin.

Një zëdhënës i misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban, (UNIFIL) kërkoi vigjilencë maksimale prej tyre dhe u bëri thirrje palëve që të distancohen nga dhuna për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Paqeruajtësi spanjoll i OKB-së u vra në rajonet e diskutuara të Shebaa-s, pikërisht aty ku një karvan i ushtrisë izraelitë u sulmua me predha antitank që lanë dy ushtarë të vdekur.

Ushtria izraelite u kundërpërgjigj duke bombarduar disa pika ky dyshonte se strehoheshin militantët e Hezbollah. Vetë këta të fundit morën përsipër autorësinë e sulmit në shenjë hakmarrjeje ndaj bombardimeve ajrore izraelite në Lartësitë Golan 10 ditë më parë, ku u vranë gjashtë militantë të Hezbollah dhe një gjeneral i Rojeve Revolucionare Iraniane.  

Top Channel