Ndërtimet në Tiranë, polemika Qeveri-Bashki

28/01/2015 00:00

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame dhe këshilltari i Kryeministrit Artan
Shkreli kanë akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha për lejen e
dhënë për ndërtimin e një pallati ndërmjet shkollës së mesme të Gjuheve
të Huaja dhe Shtëpisë së Fëmijës,”Zyber Hallulli”.

“Bashkia e Tiranës me kryetarin e saj po japin lejet e ikjes. Një situatë e njëjtë me atë të muajve prill-maj-qershor të 2013, kur Qeveria “Berisha”, në ikje dha gjithë koncesionet e fundit, firmosi gjithçka mund të bënte përpara ikjes.Të gjithë e shohim në Tiranë se çfarë lejesh janë dhënë në këtë periudhë disavjeçare të fundit dhe çfarë lejesh po dalin nga vrimat më të errëta të Bashkisë në këto ditë të fundit”, tha Lame.

“Në këtë shesh ndërtimi, në këtë sipërfaqe kaq të vogël parashikohet 9+2 kate leja e Bashkisë së Tiranës. Nuk flas për varrosjen që i bëhet këtu dritës, ajrit apo elementëve të tjerë mjedisorë të Shtëpisë së Fëmijës, të cilës nuk i thua dot as ‘ngrohu në diell tani!”, por këtu prishet edhe një aset i rëndësishëm i kryeqytetit. Dua t’i bëj një thirrje profesionistëve dhe pronarëve që të mos tërhiqen prej hundësh nga kryetari i Bashkisë nga lojërat e tij okulte, sepse kështu do të paguajnë një faturë dy-trefishe në raport me ligjin”, tha Shkreli.

Menjehere pas kesaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranes duke e akuzuar Lamen dhe Shkrelin si dy bashkeautoret e betonizmit te Tiranes ne kohen e administrimit te kryeqytetit nga Rama. Ne deklaraten e Bashkise thuhet se ndertuesi i viles se Rames ngre dy vila brenda Parkut  te Liqenit  dhe nuk u hyn gjemb ne kembe. Nderkohe qe i versulen pronareve  dhe zhvilluesve  te Tiranes per interesa  te uleta dhe korrupsion  duke bllokuar paligjshmerisht leje qe jane ne perputhje me ligjin dhe planin urban te Tiranes.

Nga ana tjeter nenkryetari i bashkise Enno Bozdo ka denoncuar  shoqerimin nga policia e Tiranes te 4 inspektoreve te INUV dhe arrestimin e njerit prej tyre, pasi nje dite me pare  kane nderhyre per ndalimin e ndertimit te nje muri pa leje rreth nje pallati  ne rrugen  “Haxhi Kika”.

Prej ditesh Bashkia dhe qeveria jane perfshire ne denoncime publike, bllokime dhe se fundi edhe kallzime per çeshtjet e ndertimeve ne kryeqytet. Ndersa Qeveria akuzon Bashkine se po pengon ndertimin e nje qendre rinore, kjo e fundit pas kallzimit per ministrin Veliaj, Bashkia tha se do te depozitoje nje kallëzim penal per shperdorim detyre edhe per komisariatin nr 4.

Top Channel