Mbrojtja e të dhënave personale, apel për kujdes të rinjve shqiptarë

28/01/2015 00:00

Drejtuesit e Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe Komisioneri i Mborjtjes së të Dhënave kanë zgjedhur që Ditën europiane të mbrojtjes së të dhënave personale ta kremtojnë me një takim me studentë dhe nxënës të shkollave të ndryshme në vend.

Gjatë fjalës së tij përpara studentëve, Clive Rumbold, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, u bëri thirrje të rinjve që të mësojnë të mbrojnë të dhënat personale.

Gjithashtu, ai bëri thirrje që qeveritë dhe organizatat që mbeshteten tek të dhënat duhet të jenë të kujdesshme, pasi sipas tij, informacioni në internet mund të përdoret nga krimi.

Nga ana e tij, komisioneri i Mrojtjes së të Dhënave në Shqipëri, Besink Dervishi u shpreh se janë ndërmarrë disa iniciativa për t’u treguar më të ashpër me shkelësit e ligjit në këtë fushë, ndërsa theksoi dhe mbështetjen e BE-së në këtë drejtim.

28 Janari përkujtohet pasi 38 vite më parë, Konventa 108 e Këshillit të Europës “për mbrojtjen e individëve nga proçedimi automatik i të dhënave personale”, u hap për nënshkrim dhe ishte instrumenti i parë ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

Top Channel