Ndryshime në formatin e qeverisë, Turizmin e merr ministri i Ekonomisë

28/01/2015 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani me kërkeseë të Kryeministrit Edi Rama ka vendosur ndryshimin e emërimit të dy ministrive.

Më konkretisht, Eglantina Gjermeni tashmë do të jetë ministre e Ministrisë së Zhvillimit Urban, ministri e cila deri më pare kishte në ngarkim edhe Turizmin.

Tashmë Turizmi do të jetë pjesë e ministrisë së drejtuar nga Arben Ahmetaj, e cila do të quhet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Qeveria nuk ka dhënë detaje për këtë ndryshim formati, por Ahmetaj kur u pyet në “Top Show”, disa ditë më parë për mundësinë e ndryshimit dha këtë përgjigje: Ministria e Ekonomisë është ministri organike dhe në përgjithësi, në të gjithë vendet e botës, kjo ministri shoqërohet edhe me një sektor strategjik.

Top Channel