Rrugët, Haxhinasto: Përmirësim i cilësisë dhe mirëmbajtje

28/01/2015 00:00

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se prioritet i qeverisë mbetet përmirësimi i cilësisë së projekteve të infrastrukturës rrugore dhe mirëmbajtja e tyre.

Në analizën e Autoritetit Rrugor Shtetëror, Haxhinasto kërkoi rritjen e standardeve në çdo hallkë të projekteve, që nga planifikimi tek supervizimi dhe më tej tek zbatimi i veprave shtetërore.

Duke iu referuar mirëmbajtjes, ministri Haxhinasto kërkoi një analizë të hollësishme të kompanive që do të merren me mirëmbajtjen, për të shmangur siç u shpreh ai, situata si ajo e fundvitit kur kompanitë nuk arritën të mirëmbanin rrugët në situatën e emergjencës dimërore.

Për këtë qëllim, qeveria do të nisë zbatimin e një projekti të Bankës Botërore me vlerë 30 milionë dollarë në vit, ndërsa brenda dy javëve pritet të finalizohet kontrata për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Top Channel