Mirënjohje heronjve shqiptarë të ‘Norman Atlantic’

28/01/2015 00:00

Disa shoqata në qytetin e Gjirokastrës i kanë akorduar titullin e mirënjohjes Sharaf Alikos, një nga pasagjerët e tragetit “Norman Atlantic”, që ndihmoi në shpëtimin e 62 personave.

Për shkak të përvojës si ish-marinar ushtarak dhe së bashku me një tjetër marinar shqiptar të tragetit që pësoi avari, ai ndihmoi një prej varkave të shpëtimit të tragetit me 73 pasagjerë që mbeti në breg të detit, nën dallgët që shkonin deri në 10 ballë.

Vetëm nga kjo varkë 11 persona humbën jetën, por 62 pasagjerët e tjerë, të ndihmuar nga dy mainarët shqiptarë, rezistuan deri sa një anije me flamur filipinas i nxori nga uji.

Kjo është historia e marinarëve shqiptarë, një prej të shumtave në ngjarjen e para një muaji me tragetin që mbeti në mëshirë të dallgëve në ujërat shqiptare.

Të mbijetuarit ishin grekë, italianë, turq e shqiptarë, të cilët pas kësaj ngjarjeje kanë mbajtur lidhje të forta me njëri-tjetrin.

Top Channel