Bulqizë, rrëshket dheu, plagoset minatori

28/01/2015 00:00

Një aksident me plagosjen e një minatori ka ndodhur pasditen e së mërkurës në ambjentet e minierës së Bulqizës.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se, ngjarja është verifikuar në nivelin 14 të minierës si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të vogël gurësh.

Sipas burimeve, minatori i plagosur, 43-vjeçari Rrahman Hasa, është nxjerrë jashtë nga kolegët e tij dhe është dërguar në spital, ku sipas informacioneve të fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel