Kupa e Afrikës, çerekfinalisti i fundit vendoset me short

28/01/2015 00:00

Grupi D i Kupës së Afrikës e kishte lënë të gjithë emocionin për në ndeshjet e fundit. Bregu i Fildishtë, Mali, Kameruni dhe Guinea kishin secila nga dy pikë dhe me një golaverazh të njëjtë (2-2), kështu që çerekfinalistët do të përcaktoheshin nga ndeshjet e sotme. Por, nuk ndodhi kështu.

Guinea dhe Mali barazuan sërish dhe tashmë të enjten do të hidhet një short për të caktuar se kush do të vazhdojë në fazën tjetër, aty ku Bregu i Fildishtë e siguroi pjesëmarrjen falë fitores 1-0 ndaj Kamerunit.

Ndeshja mes Malit dhe Guinesë përfundoi në barazim 1-1.

Cerekfinalistët e Kupës së Afrikës janë: Kongo, Republika Demokratike e Kongos, Tunizia, Guinea Ekuatoriale, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Gana dhe njëri mes Malit ose Guinesë. Vendos shorti.

Top Channel