SHBA, ish -shkencëtari dënohet me 5 vjet burg

29/01/2015 00:00

Një ish-shkencëtar në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me pesë vjet burg, pas një përpjekjen për të nxjerrë informacioni sekrete.

Pedro Leonardo Mascheroni u vetëdeklarua fajtor në 2013, pasi u tregua i gatshëm t’i jepte informacione sekrete një agjenti të fshehtë të FBI, i cili kishte thënë se ishte një zyrtar i Venezuelës.

Pedro Mascheroni, 79 vjeç është me origjinë nga Argjentina. Ai ishte nën hetim për rreth një vit para se të ngriheshin akuzat.

FBI-ja sekuestroi kompjutera, letra, fotografi dhe një libër nga shtëpia e 79 vjeçarit. Sipas dokumenteve të gjykatës, Mascheroni i ka thënë agjentit të fshehtë të FBI, se ai mund të ndihmonte Venezuelën për të krijuar një bombë bërthamore brenda 10 vjetësh. Ai ka thënë gjithashtu se, “vendi do të jetë në gjendje për të ngritur një reaktor të fshehtë nëntokësor bërthamor për të prodhuar dhe pasuruar plutonium. Venezuela do të jetë në gjendje për të ndërtuar një fabrikë për të prodhuar energji bërthamore”.

Mascheroni ka punuar për rreth një dekadë në projektimin e armëve bërthamore në laboratorin Los Alamos, ku është zhvilluar bomba e parë atomike.

“Në një intervistë për “Associated Press”, ai është shprehur se i ishte ofruar Venezuelës pasi idetë e tij për një pushtet të pastër bërthamor janë refuzuar nga laboratori dhe më vonë nga Kongresi. Mascheroni tha se Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë teorinë e tij që hidrogjen-fluori mund të prodhojnë energji bërthamore.

Përfaqësues të Qeverisë amerikanë kanë thënë se nuk ka ekzistuar një përpjekje e Venezuelës për të hyrë në sekretet bërthamore amerikane.

Top Channel