Arda Turan i hedh këpucën gjyqtarit anësor

29/01/2015 00:00

Në ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona ndodhi gjithçka: gola, 11-metërsha inekzistentë, kartona të kuq, sherr në përfundim të pjesës së parë dhe gabime arbitrale, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte veprimi i mesfushorit të bardhekuqve, Arda Turan.

Futbollistit turk, pas një dyluftimi me Dani Alves sapo kishte nisur pjesa e dytë, i doli këpuca nga këmba.

Ai kërkoi goditjen e dënimit, por arbitri vazhdoi lojën dhe në këtë moment ai e mori këpucën dhe ia lëshoi gjyqtarit anësor në shenjë proteste. Arbitri kryesor e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.

Kliko këtu për videon.

Top Channel