Atletico-Barça, sherr Torres-Neymar në përfundim të pjesës së parë

29/01/2015 00:00

Pushimi i ndeshjes së Kupës së Mbretit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës erdhi me polemika. Neymar dhe Fernando Torres patën një debat shumë të ashpër kur po dilnin nga fusha e lojës duke u drejtuar për në dhomat e zhveshjes.

Duke parë situatën e nderë, shumë lojtarë u afruan për të “shuar zjarrin”, por kjo gjë provokoi një rrëmujë edhe më të madhe. (Kliko këtu për videon.)

Sherri përfundoi me kartonin e kuq të Gabit, kapitenit të Atleticos, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Pas ndeshjes, Gabi shpjegoi: “I thashë arbitrit që meritonim një penallti dhe kundërshtari duhej ndëshkuar me karton të kuq.”

Top Channel