Prindërit zbulojnë se shikonte filma për të rritur, 12-vjeçarja hidhet nga kati i 14

29/01/2015 00:00

Një vajzë 12-vjeçare ruse ka vrarë veten të mërkurën duke u hedhur nga kati i 14 i pallatit ku banonte pasi prindërit zbuluan se shikonte materiale pornografike në kompjuter. Ngjarja ka ndodhur në Shën Pjetërburg.

Sipas policisë, vajza me emrin Daria ka debatuar ashpër me prindërit dhe menjëherë pas kësaj ka vendosur t’i japë fund jetës.

Ky lajm i rëndë ka nxitur një debat të fortë mes përdoruesve të internetit në Rusi. Disa prej tyre ia vënë fajin prindërve duke thënë se ata i kanë folur shumë ashpër vajzës duke e çuar në veprimin ekstrem. “Duhet të ishin treguar të butë sepse bëhej fjalër për një situatë delikate”, shkruajnë kritikuesit e prindërve.

Ndërsa të tjerë thonë se pornografia online duhet të ndalohet, të paktën për minorenët.

Top Channel