BE, sanksione të reja Rusisë

29/01/2015 00:00

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen këtë të enjte në Bruksel për të
diskutuar mbi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë në vazhdën e
përshkallëzimit të luftimeve në Ukrainën Lindore.

Takimi u kerkua pasi rebelet pro-ruse sulmuan kete fundjave qytetin port te Mariupolit, episod ky ku humben jeten me dhjetera vete. Blloku Europian dhe Shtetet e Bashkuara e kane fshikulluar tashme Rusine me ngrirje asetesh e ndalim udhetimi per disa biznesmene e individe te afert me pushtetin. “Lista e zeze” e BE-se perfshin edhe lidere separatiste ukrainas. Edhe pse Moska vete mohon perfshirjen e drejtperdrejte ne konflikt, NATO-ja pohon me bindje se ne rajonet lindore te Ukraines ka trupa, tanke dhe autoblinda ruse.

Shefat e diplomacive te bllokut pretendojne që deri në samitin e 12 shkurtit t`i kenë gati propozimet për zgjerimin e sanksioneve ndaj Moskes ku permenden kufizimet shtesë në tregjet financiare apo zgjatja e  listës së personave dhe kompanive me të cilat Perëndimi nuk hyn me ne biznes.

Ministrat gjithashtu duan të përgatisin edhe zgjatjen e sanksioneve ekzistuese, të vendosura në pranverën e vitit 2014, deri në fund të vitit 2015. Ne parim, te dyja keto vendime duhet te merren me unanimitet, por nuk dihet se si do te reagoje qeveria e re greke.

Kryeministri Aleksis Tsipras protestoi kundër një deklarate të përbashkët të qeverive evropiane për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë. Uniteti i bllokut ka qene ne rrezik dhe here te tjera kur vende si Hungaria, Sllovakia apo dhe Italia janë shprehur për qëndrim më të butë ndaj Moskës. Por deri tani pas dyerve të mbyllura, konsensusi eshte gjetur gjithmone. Presidenti amerikan Barak Obama fajësoi dite me pare Rusinë për rifillimin e luftimeve në Ukrainën lindore, dhe tha se Uashingtoni do të shqyrtojë alternativa të tjera për rritur trysninë mbi Moskën.

Top Channel