Ministria e Mbrojtjes: Majori Sokol Feka, nuk kishte leje për të dalë jashtë vendit

29/01/2015 00:00

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se majori i Forcave të Armatosura
Shqiptare, i cili humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit që transportonte drogë, është Sokol Feka.

Sipas njoftimit të Ministrisë, majori Feka nuk kishte aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit. Feka, me detyrë instruktor në bazën e Farkës ishte pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh.

Ministria e Mbrojtjes është njoftuar nga Ministria e Jashtme lidhur me
ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në Spanjë. Mësohet se Garda
Spanjolle është vënë në ndjekje të helikopterit që mendohet se
transportonte rreth 800 kg hashash nga Maroku drejt Spanjës. Helikopteri
eshte perplasur me nje shtylle e per pasoje eshte rrezuar duke
shkaktuar vdekjen e Fekes dhe nje personi tjeter.

Top Channel