Gjykim të shkurtuar për Kostandin Xhuvanin

29/01/2015 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda pranon gjykimin e shkurtuar për Kostandin
Xhuvanin, i cili akuzohet për vrasjen e 4 personave në një lokal nate.

Me pranimin e kësaj forme gjykimi, Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm, ndërkohë që cështja ndaj tij do të zgjidhet me akte.

Kostandin Xhuvani nën akuzë për vrasjen e katër personave në Tiranë i kërkoi më herët Gjykatës gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se ai po tenton të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar.

“Une e pranoj fajesine, – tha Kostandin Xhuvani -e per kete kerkoj, qe gjykimi ndaj meje te behet ne gjendjen siç jane aktet”.

Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave në ngjarjen e rëndë të 4 nëntorit në lokalin “Ante Grand” në Tiranë. Krimi i Xhuvanit, djalit të Luiza dhe Gjergj Xhuvanit, solli edhe reagime dhe deklarata politike. Prej kësaj ngjarje të rëndë, nëna e tij Luiza dha dorëheqjen nga posti i deputetes së Partisë Socialiste.

Top Channel